Këshillimi

Këshillimi

Ne jemi një kompani udhëheqëse e këshillimit IT. Ne fillojmë duke zhvilluar një kuptim të plotë të aftësive të një organizate. Ne do tju udhëzojmë në përmirësimin e operacioneve për të zhvilluar sisteme dhe produkte të reja dhe maksimizuar rezultatet duke rritur performancën e sistemeve të IT. Ne mund t’i ndihmojmë organizatat të rrisin efikasitetin duke vendosur zgjidhjen më efektive të sistemit të biznesit për ju!

Ekspertiza jonë qëndron në aplikimin inovativ dhe të përshtatshëm të teknikave të buxhetit, programit dhe menaxhimit të projektit. Ne qëndrojmë larg nga të tjerët për shkak të aftësisë sonë unike që jo vetëm të planifikojmë dhe strategjizojmë një rezolutë, por gjithashtu sigurojmë mjetet dhe njerëzit që në fakt ta zbatojnë dhe ta shohin deri në fund.

Konsulenca jonë përveç këshillave mund të menaxhojë, zbatojë, vendosë dhe administrojë sisteme informatike në emrin tuaj.

Analiza e biznesit

Analiza është një nga rolet më të vështira dhe kritike që një menaxher, konsulent, specialist, duhet të luajë.

Analiza është një nga rolet më të vështira dhe kritike që duhet të luajë një menaxher, konsulent, specialist. Zgjidhjet e biznesit janë rezultat i një analize të hollësishme të biznesit. Analiza e problemit të biznesit dhe plani strategjik për përmirësim e tij ndonjëherë është më mirë të hartohet nga ekspertë të specializuar, që jo domosdoshmërisht janë pjesë e  kompanisë tuaj.

Ekspertët tanë të certifikuar të BA do të hetojnë një problematikë të biznesit (analizë të shkaqeve rrënjësore) ose ofrojnë mundësinë të përgatisin analizën sistematike si dhe dokumentacionin e kërkesave që zgjidhja duhet të plotësojë (përzgjedhja e kërkesave), dhe mbështetje gjatë gjithë zhvillimit, testimit dhe zbatimit të zgjidhjes për të siguruar që kërkesat janë përmbushur

Lidhja e IT / Strategjia e Biznesit

Cdo kompani ka një strategji të sajën , por në shumicën e tyre ekziston një “boshllëk” midis strategjisë dhe rezultateve, që është aty ku bëhet puna e vërtetë…

Ajo që duhet të bësh është që ti përafrosh me veprimet e tua!

Ne ju ndihmojmë të ndani strategjinë tuaj në qëllime departamenti, ekipi dhe individuale dhe t’ju ofrojmë mjete për të monitoruar përparimin kundër tyre në kohë reale, në mënyrë që të mund të drejtoni në mënyrë proaktive rezultatet e biznesit.

Ekipi ynë i IT mund të ndihmojë në zgjedhjen e proceseve për tu përmirësuar duke përdorur teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, si dhe për të monitoruar dhe kontrolluar ato përmirësime!

Planifikimi i vazhdimësisë së biznesit

Sot, për çdo kompani të dhënat e biznesit janë thelbësore dhe shumë të rëndësishme. Ne mund të ndihmojmë në detajimin e një plani mbi parandalimin dhe mbrojtjen e të dhënave të biznesit për t’u siguruar që biznesi juaj qëndron dhe funksionon pa marrë parasysh çfarë ndodh. Ne mund t’ju ndihmojmë të mbroni kompaninë tuaj nga fatkeqësitë që lidhen me të dhënat e biznesit dhe të përshtatur për nevojat e biznesit tuaj në:

Rikthim dhe rimëkëmbje të të dhënave

Planifikimi i vazhdimësisë së biznesit dhe rikuperimit të fatkeqësive

Vlerësimi I IT- Sistemet, Rrjetet, Stafi dhe Infrastruktura e IT

Mantic mund të kryejë një përmbledhje të thelluar të të gjithë teknologjisë në përdorim, duke synuar adresimin e problemeve të shfaqura, boshllëqet e performancës dhe joefikasitetet.

Zhvillimi i IT është një proces i gjatë që zmadhohet aq shpejt sa vet organizata. IT do të përmirësojë performancën, por a mund ta bëj atë gjithmonë?

Mantic mund të kryejë një përmbledhje të thelluar të të gjithë teknologjisë në përdorim, duke synuar adresimin e problemeve të shfaqura, boshllëqet e performancës dhe joefikasitetet. Rishikimi do të përfshijë të gjitha fushat e TI-së si: sistemet e IT, infrastrukturën e rrjetit dhe sigurinë, pajisjet në përdorim, Stafin. Vlerësimi do të bëhet duke rishikuar dokumentacionin, vizitat në terren, intervistat, etj.

Pasi të kemi përfunduar rishikimin, ne do t’ju prezantojmë me një raport të detajuar të vlerësimit të IT që paraqet situatën aktuale të teknologjisë dhe ofron rekomandime të hollësishme për përmirësim, të renditura sipas rëndësisë dhe kostove.

Menaxhimi i projektit

Projektet më të suksesshme të biznesit janë gjithmonë ato që drejtohen nga një ekspert i cili ka autoritetin, vizionin dhe ndikimin për të nxitur ndryshimet e kërkuara në një biznes. Roli i udhëheqjes së projektit zakonisht kërkon përvojë dhe aftësi të rëndësishme të cilat zakonisht nuk gjenden brenda një kompanie të përqendruar në operacionet e përditshme.

Ekipi ynë i IT-së mund të sjellë aftësi specifike të IT për kompaninë tuaj si aftësi këshilluese, teknike, biznesi, komunikimi dhe menaxhimi.

MANtic mund të sigurojë ekspertizë të specializuar në fushën e TIK-ut dhe ne mund të ndihmojmë me ndonjë mbingarkesë specifike të Projektit IT që kompania juaj mund të ketë tani.

Vlerësimi dhe Përzgjedhja e Softuerëve

Ekipi ynë i ekspertëve do t’ju ndihmojë të vlerësoni dhe zgjidhni softuerin më të përshtatshëm që i nevojitet kompanisë suaj.

Ne do të vlerësojmë të gjithë elementët thelbësorë për të marrë vendime të duhura: funksionalitetin, përdorshmërinë e përgjithshme, identifikimin e çështjeve teknike ose të zhvillimit, kostot e licencave, mirëmbajtjen dhe mbështetjen, ndërfaqet e përdoruesve, etj. Ekipi ynë përdor një metodologji gjithëpërfshirëse për vlerësimin dhe zgjedhjen e softuerit.  Ekipi ynë do të ndihmojë për të zgjedhur softuerin e duhur për nevojat tuaja.